Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Detaje të reja janë bërë publike mbi vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga 23-vjeçari filipinas Mark Antony Samson. Gjatë një seance gjyqësore në Romë, ai ka dhënë një dëshmi tronditëse, duke rrëfyer në detaje ngjarjen që çoi në humbjen e jetës së vajzës shqiptare.
Sipas Samson, mëngjesin e ngjarjes i kishte çuar Iliarias mëngjesin në dhomën e saj. Gjatë këtij momenti, mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër, megjithëse ende nuk janë bërë të qarta motivet e saktë të konfliktit. Ai ka pohuar se në gjendje të tensionuar ka marrë një thikë kuzhine të përdorur zakonisht për prerjen e bukës dhe e ka goditur për vdekje të renë.
Trupi i Iliarias, sipas deklarimeve të autorit, u fut më pas në një valixhe dhe u transportua në një zonë të pyllëzuar pranë periferisë së Romës, me qëllim që vrasja të mbetej e fshehur. Kjo përpjekje për të zhdukur gjurmët ka treguar, sipas hetuesve, një përgatitje të menduar më parë dhe një përpjekje për të mashtruar autoritetet.
Por hetimet zbuluan shpejt vendndodhjen e trupit falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të banorëve të zonës. Autoritetet italiane janë të bindura se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe nuk përjashtohet që të ketë motive të tjera të fshehura pas saj.
Ndërkohë, familja e vajzës shqiptare kërkon drejtësi dhe ka bërë apel që ky krim të trajtohet me seriozitetin maksimal nga Drejtësia italiane. Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi sigurinë e studenteve të huaja në vende të huaja.