“Kam nisur të luaj që kur isha vetëm 5 vjeç,” tregon sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni në një intervistë të fundit për revistën prestigjioze amerikane “Austin Chronicle”. Pasioni për futbollin, sipas tij, ka qenë gjithmonë aty, natyrshëm. “Goli i parë erdhi… vetëvetiu,” kujton me buzëqeshje ai, duke shtuar se çdo hap që ka bërë drejt suksesit ka qenë një rrjedhë e natyrshme e dashurisë për lojën.
Pas një paraqitjeje solide me Granadën në La Liga, Uzuni mori një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij: transferimin në MLS, konkretisht te FC Austin. Ky hap përfaqëson jo vetëm një sfidë të re, por edhe një mundësi për t’u rritur profesionalisht në një treg gjithnjë e më konkurrues si ai amerikan. “Sapo mbërrita në Austin, ndjeva një energji të veçantë. Klubi më priti si pjesë të familjes dhe tifozët janë të mrekullueshëm,” tha ai.
Goli i parë në Amerikë ishte një moment i veçantë për Uzunin. “Ishim në presion, loja ishte e vështirë, por goli erdhi në mënyrë të natyrshme. Ishte si një rikujtim që futbolli është pasioni im i përjetshëm,” tha sulmuesi 28-vjeçar, që tani po përpiqet të lërë gjurmë edhe në kontinentin amerikan.
Përveç aspektit sportiv, Uzuni përmendi edhe adaptimin kulturor, theksuar se Austin është një qytet shumë i ngrohtë dhe mikpritës. Ai e sheh këtë eksperiencë si një kapitull të ri që i jep mundësinë të ndikojë edhe jashtë fushës, duke frymëzuar të rinjtë me rrugëtimin e tij nga Laç në Evropë e tani në SHBA.