Mes zërave në rritje për një lidhje të mundshme romantike midis tyre, Tom Cruise dhe Ana de Armas janë parë përsëri së bashku në Londër, këtë herë në një udhëtim me helikopter, një ditë para ditëlindjes së 37-të të aktores. Ky takim i fundit ka shtuar spekulimet rreth marrëdhënies së tyre, pasi aktori i njohur 62-vjeçar e pilotonte vetë helikopterin, në një gjest që shumë e kanë interpretuar si më shumë se thjesht një udhëtim miqësor.
Pamjet janë kapur mbi qiellin e qytetit londinez dhe konfirmojnë se Cruise, i cili është i çertifikuar për të pilotuar, ishte në kontroll të helikopterit gjatë gjithë fluturimit. Kjo nuk është hera e parë që të dy aktorët shfaqen publikisht së bashku – muaj më parë, ata janë fotografuar në Sohon e Londrës, dukshëm në një atmosferë të ngrohtë dhe të afërt.
Pavarësisht mungesës së një deklarate zyrtare nga të dy palët, burime pranë tyre sugjerojnë se mes tyre ekziston një miqësi e fortë, e bazuar në respektin profesional dhe interesat e përbashkëta për filmin dhe aventurën. Ana de Armas është shprehur më parë për admirimin që ka ndaj Cruise, sidomos për përkushtimin e tij në çdo rol që merr përsipër, ndërsa Cruise e ka vlerësuar për talentin dhe energjinë pozitive në çdo set xhirimi.
Ndërsa fansat dhe media vazhdojnë të hamendësojnë mbi natyrën e këtij raporti, një gjë është e sigurt: dyshja ndan një lidhje të veçantë, qoftë ajo miqësore apo më shumë. Vetëm koha do të tregojë nëse ky kapitull do të shndërrohet në një romancë hollivudiane të plotë.