Kreu Rajoni Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shpërnda
Shpërnda

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish të martën për të vijuar seancën konstituive të nisur më 15 prill. Ky është tashmë përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e ri, pas zgjedhjeve parlamentare, dhe përsëri do të mbahet në një atmosferë të ngarkuar politike për shkak të mungesës së konsensusit për zgjedhjen e kryetarit.

Raundi i fundit i votimit, i zhvilluar të dielën, dështoi për herë të pestë në përpjekjen për të zgjedhur Albulena Haxhiun nga radhët e Vetëvendosjes si kryetare të Kuvendit. Vetëvendosje dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë votuan pro në numër prej 57 votash, ndërsa 41 deputetë nga PDK, LDK dhe AAK ishin kundër. Deputetët e Nismës abstenuan dhe 8 anëtarët e Listës Serbe ndonëse të pranishëm, nuk morën pjesë fare në votim.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah bllokadën politike mes shumicës së pretenduar dhe opozitës së mëparshme, duke e vështirësuar krijimin e institucioneve të reja. Vetëvendosje, si partia që del më e votuara në zgjedhje, insiston ende në kandidaturën e Haxhiut, duke mos treguar asnjë gatishmëri për zgjidhje kompromisi. Ndërkohë, partitë e tjera pretendojnë se Haxhiu nuk përfaqëson unitetin e nevojshëm për këtë post, dhe kërkojnë një kandidat që mund të sigurojë konsensus më të gjerë.

Nëse edhe seanca e radhës dështon, vendi mund të përballet me krizë më të thelluar institucionale, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin një zgjidhje funksionale për krijimin e institucioneve të reja ligjvënëse dhe ekzekutive.

Shpërnda

Mos Humb

Arrestohet siriani në Devoll për trafik refugjatësh në kufi

Një operacion i fundit nga Policia për Kufirin dhe Migracionin në Korçë ka çuar në arrestimin e një shtetasi sirian në zonën e...

Zhvillimi i infrastrukturës në Astir prioritet i PD-së

Në orët e pasdites, kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës së...

Related Articles

Anëtarësimi i Kosovës në BE kërkon normalizim me Serbinë

Bashkimi Europian po pret formimin e qeverisë së re në Prishtinë për...

Dështimi i konstituimit të Kuvendit në Kosovë për herë të tetë

Për të tetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet,...

Studentët serbë përfundojnë protestën para transmetuesit publik

Studentët serbë i dhanë fund të hënën një bllokade dyjavore që kishin...

Fletarrestim në Kosovë për Radoçiçin për krime lufte

Kosova ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtësi, duke lëshuar fletarrestim...