Të dhënat më të fundit të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) hedhin dritë mbi një realitet ekonomik krejt ndryshe nga ai që është prezantuar nga Kryeministri Edi Rama gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij. Në databazën zyrtare të FMN-së, rezulton se rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri ka qenë vetëm 69% që prej vitit 2013 – një shifër thelbësisht më e ulët se pretendimi i qeverisë për një “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë.
Për të vlerësuar më saktë zhvillimin real ekonomik, ekonomistët përdorin PBB për frymë me çmime reale (të korrigjuara me inflacionin), që tregon qartë nivelin e mirëqenies për qytetarin mesatar. Sipas FMN-së, ky tregues nuk mbështet narrativën optimiste të qeverisë Rama.
Kjo përplasje ndërmjet propagandës politike dhe të dhënave objektive ekonomike ngrit pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe drejtësinë e komunikimit publik. Ndërkohë që qeveria flet për transformime të mëdha ekonomike dhe përparim të konsiderueshëm, të dhënat ndërkombëtare e vendosin në pah një përmirësim të moderuar dhe aspak të jashtëzakonshëm të standardit të jetesës.
Dallimi mes propagandës dhe realitetit ngre nevojën urgjente për një qasje më kritike dhe të informuar nga qytetarët dhe media, për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të zbuluar raportimin e saktë mbi zhvillimet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve shqiptarë.
Për më shumë detaje dhe analizën e plotë të të dhënave të FMN-së, lexoni artikullin e plotë në BoldNews.al.