Kreu Kryesore Pronat e bllokuara në Katalog, dështimi i Agjencisë së Konfiskimeve
Kryesore

Pronat e bllokuara në Katalog, dështimi i Agjencisë së Konfiskimeve

Shpërnda
Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara
Shpërnda

Dy katalogje të publikuara nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (APSK) kanë tërhequr së fundmi vëmendjen e publikut përmes vizualizimeve të rafinuara dhe fotove me ngjyra të pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara nga shteti shqiptar. Këto katalogje përmbajnë qindra prona, nga vila, apartamente luksoze, toka bujqësore e deri te biznese aktive, të cilat janë pjesë e një procesi të gjerë të antikorrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Megjithatë, pas pjesës estetike fshihet një realitet i hidhur: Agjencia ka dështuar të përmbushë objektivin themelor për të cilin është krijuar – riintegrimin dhe valorizimin e këtyre pronave në favor të shtetit dhe qytetarëve. Shumica dërrmuese e pasurive vazhdojnë të rrinë jashtë funksionit, shumë prej tyre në kushte të amortizuara, të pambrojtura nga vandalizmi apo zaptimet e paligjshme. Mungesa e një strategjie të qartë për menaxhimin aktiv, nxjerrjen në ankand apo shfrytëzimin për dobi publike, po i kthen këto prona në barrë për administratën shtetërore, në vend të një asset-i me vlerë ekonomike.

Në vend që të ofrojë transparencë dhe rezultate konkrete, APSK duket se po mbulon mungesat institucionale me një fasadë tërheqëse – katalogë me dizajn modern dhe përshkrime komerciale, por pa një krik të vërtetë funksional. Këto botime shërbejnë më shumë si një alibi publike sesa si një instrument eficent i drejtësisë kundër pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përgjegjshmëri dhe eficencë nga institucionet, ekspozimi estetik i këtij dështimi përmes fotove me ngjyra është një zhgënjim i shtuar në një sistem që ende lufton me transparencën dhe drejtësinë reale.

Shpërnda

Mos Humb

William Saliba te Arsenal: Ëndërroj Champions League që i vogël

William Saliba, mbrojtësi i qendrës për Arsenalin dhe kombëtaren franceze, ka ndarë emocionet dhe ëndrrat e tij përmes një interviste të dhënë për...

Aleks Markez fiton MotoGP në Herez dhe kryeson kampionatin

Aleks Markez ka marrë fitoren e tij të parë në MotoGP, duke shkruar historinë në pistën e njohur të Herezit, në Spanjë. Piloti...

Related Articles

Raporti OSBE ODIHR për zgjedhjet korrupsioni dhe liria e fjalës

Raporti paraprak i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka...

Zgjedhjet në Shqipëri dhe ndikimi i Trump e Soros

Zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, në prag të zgjedhjeve parlamentare,...

Tenderat e Bashkisë Tiranë për Qefaliajt gjatë zgjedhjeve

Në prag të çdo procesi zgjedhor në Shqipëri, duket se tenderat publikë...

Fate Velaj fsheh kunatën në Ambasadë gjatë kërkimit nga SPAK

Një ngjarje e bujshme ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe institucionet diplomatike...