Më 27 mars 2025, kryeministri Edi Rama njoftoi përfundimin e procedurave për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, pas lidhjes së kësaj platforme me një ngjarje tragjike: vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Për Ramën, TikTok ishte burimi i përmbajtjeve të papërshtatshme dhe i mungesës së kontrollit ndaj influencës së dëmshme, veçanërisht tek të rinjtë. Kjo lëvizje ngjalli debat të gjerë lidhur me censurën digjitale dhe të drejtat e privatësisë online.
Mbyllja e TikTok-ut ngre pyetje thelbësore: A është e drejtë të kufizohen platformat globale për shkak të përdorimit abuziv nga individë të veçantë? Apo duhet të fokusohemi te edukimi digjital dhe rregullimi i ligjeve për kontrollin prindëror dhe verifikimin e moshës?
Në kohën kur rrjetet sociale janë pjesë integrale e jetës së përditshme, censura digjitale mund të shihet si një precedent i rrezikshëm. Vendime të tilla mund të reduktojnë lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacione, duke krijuar një ambient të centralizuar kontrolli shtetëror ndaj hapësirave të lira online.
Nga ana tjetër, sfidat e privatësisë janë po aq shqetësuese. TikTok është kritikuar ndërkombëtarisht për mbledhjen e të dhënave personale dhe mungesën e transparencës. Në mungesë të rregullimeve të forta të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, masa të tilla ndonjëherë merren për të mbushur boshllëqet ligjore.
Ky rast thekson nevojën për hartimin e një strategjie kombëtare për qeverisjen digjitale, që balancon liritë individuale me mbrojtjen e fëmijëve dhe të dhënave personale. Në vend të masa ekstreme, si mbyllja e platformave, fokusimi duhet të orientojë drejt transparencës, edukimit dhe ligjërimit publik të informuar.