Kreu Kryesore Politikat Industriale në Shqipëri Mungojnë në Rajon
Kryesore

Politikat Industriale në Shqipëri Mungojnë në Rajon

Shpërnda
industri
Shpërnda

Përkundër rëndësisë që ka industria në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurente, Shqipëria mbetet i vetmi vend në Rajon që ende nuk ka hartuar një dokument zyrtar të politikës industriale. Në mungesë të këtij orientimi strategjik, vendi vazhdon të jetë në prapambetje krahasuar me fqinjët e Ballkanit Perëndimor, të cilët po ndjekin politika të strukturuara për të zhvilluar sektorët industrialë dhe për të nxitur inovacionin teknologjik.

Sipas raportit “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”, Shqipëria shfaq indikatorët më të ulët të zhvillimit industrial, si në përpunim manufacturash, ashtu edhe në investimet në kërkim dhe zhvillim (R&D). Ndërkohë që vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë aplikuar strategji që kombinojnë lehtësitë fiskale, partneritetin publik-privat dhe mbështetjen për sektorët prioritarë, Shqipëria mbështetet ende te tregtia dhe sektori i shërbimeve, të cilat janë më të ndjeshme ndaj luhatjeve ekonomike globale.

Kjo mungesë e një politike industriale të mirëfilltë e pengon vendin të përfitojë nga transformimet globale si rilokimi i prodhimit nga vendet aziatike drejt Europës Juglindore. Po ashtu, ajo ndikon negativisht në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e produktivitetit dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore konkurruese në tregun ndërkombëtar.

Ekspertët shprehen se është emergjente që Shqipëria të ndërmarrë hapa për të ndërtuar një politikë industriale afatgjatë, duke identifikuar sektorët me potencial zhvillimi, përmirësuar arsimin profesional dhe krijuar mekanizma motivues për ndërmarrjet prodhuese. Pa një vizion të tillë, rritja ekonomike e vendit mbetet e brishtë dhe e kufizuar në afatgjatë.

Shpërnda

Mos Humb

Vrasja në Vlorë Hetimi për Refuzimin e Pronës për Ndërtim

Renato Hoxhaj, 58 vjeç, u vra me armë zjarri në hyrje të banesës së tij në Vlorë, në orët e para të mëngjesit...

Aksident në Lezhë plagosen 5 persona pas përplasjes së makinave

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku dy automjete u përplasën dhunshëm rreth orës...

Related Articles

Korrupsioni në Shqipëri Pse Rama kërcënon qytetarët që ankohen

Në takimet e tij elektorale për zgjedhjet e ardhshme, Kryeministri Edi Rama...

Tirana qyteti oaz i nxehtë i betonit në Shqipëri

Në zemër të Tiranës, transformimi urban po merr përmasa të reja, shpesh...

Premtimet elektorale në Shqipëri arrijnë nivele rekord absurditeti

Ndërsa partitë tradicionale po përballen me një krizë të thellë identiteti dhe...

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP dhe rreziku nga drejtësia e re

Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian...