Kreu Kryesore Migrimi dhe inaktiviteti sfida kryesore për Shqipërinë
Kryesore

Migrimi dhe inaktiviteti sfida kryesore për Shqipërinë

Shpërnda
Banka Botërore
Shpërnda

Ekonomia shqiptare ndodhet përballë sfidave të mëdha që lidhen drejtpërdrejt me kapitalin njerëzor. Një raport i fundit i Bankës Botërore, i përfshirë në analizën periodike “Varfëria dhe Barazia”, thekson tre probleme thelbësore: migracionin masiv, inaktivitetin ekonomik dhe nënshfrytëzimin e talenteve, të cilat po e pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Migracioni, veçanërisht i të rinjve dhe profesionistëve të kualifikuar, po e varfëron Shqipërinë nga ana demografike dhe njohurive. Çdo vit mijëra qytetarë largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke lënë pas boshllëqe të dukshme në tregun e brendshëm të punës dhe në sistemin arsimor e shëndetësor.

Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e popullsisë në moshë pune mbetet joaktive ekonomikisht. Sipas të dhënave të raportit, mbi 40% e individëve në moshë të përshtatshme për punë nuk janë as në punësim dhe as në trajnim apo arsim. Pjesë e kësaj kategorie janë gratë, të rinjtë dhe grupet vulnerabël në shoqëri.

Sfidë e tretë e përmendur është nënshfrytëzimi i talenteve. Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm njerëzor që nuk po kapitalizohet siç duhet përmes politikave adekuate të punësimit, riformatimit të sistemit arsimor dhe përfshirjes më të gjerë të inovacionit.

Bankës Botërore sugjeron vendosjen në qendër të politikave të zhvillimit të kapitalit human, si mënyra më e sigurt për të garantuar rritje afatgjatë, përmirësim të standardeve të jetesës dhe reduktim të varfërisë. Investimet në arsim cilësor, trajnime profesionale dhe nxitje të sipërmarrjes janë kyçe për të kthyer sfidat në mundësi zhvillimi për Shqipërinë.

Shpërnda

Mos Humb

Vrasja në Vlorë Hetimi për Refuzimin e Pronës për Ndërtim

Renato Hoxhaj, 58 vjeç, u vra me armë zjarri në hyrje të banesës së tij në Vlorë, në orët e para të mëngjesit...

Aksident në Lezhë plagosen 5 persona pas përplasjes së makinave

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku dy automjete u përplasën dhunshëm rreth orës...

Related Articles

Korrupsioni në Shqipëri Pse Rama kërcënon qytetarët që ankohen

Në takimet e tij elektorale për zgjedhjet e ardhshme, Kryeministri Edi Rama...

Tirana qyteti oaz i nxehtë i betonit në Shqipëri

Në zemër të Tiranës, transformimi urban po merr përmasa të reja, shpesh...

Premtimet elektorale në Shqipëri arrijnë nivele rekord absurditeti

Ndërsa partitë tradicionale po përballen me një krizë të thellë identiteti dhe...

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP dhe rreziku nga drejtësia e re

Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian...