Në një intervistë prekëse për “Vanity Fair Italia”, Ermal Meta ka zbuluar një aspekt shumë personal të jetës së tij që kishte mbajtur përherë të fshehtë. Këngëtari shqiptar ndau me publikun se për vite me radhë kishte pasur frikë të bëhej baba, nga droja se mos përsëriste modelet e vështira që kishte përjetuar me të atin. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur erdhi në jetë vajza e tij, Fortuna, e cila përmbysi çdo pasiguri dhe i hapi një kapitull të ri dashurie dhe përgjegjësie në jetën e tij.
Në të njëjtën rrëfim, Ermal Meta përmendi për herë të parë një tjetër kapitull emocional: lidhjen me dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri, të cilat i njeh prej kohësh. Këngëtari zbuloi se këto vajza, të rritura në një jetimore shqiptare, kanë një vend të veçantë në zemrën dhe në jetën e tij. Ai është kujdesur për to prej vitesh në mënyrë diskrete, duke shmangur çdo lloj ekspozimi publik, dhe i konsideron ato si bijat e tij shpirtërore.
Meta shpjegon se këto përvoja e kanë ndihmuar ta kuptojë se prindërimi nuk ka të bëjë vetëm me lidhjet biologjike, por është një akt dashurie dhe përkushtimi të përditshëm. Ndjenja e përgjegjësisë për këto vajza dhe lindja e Fortunës i kanë dhënë këngëtarit një besim të ri tek vetja dhe një kuptim të thellë të dashurisë pa kushte.
Rrëfimi i tij i sinqertë prek thellë çdo kujt që dëgjon historinë e tij, duke treguar se shërimi shpirtëror dhe ndërtimi i një familjeje mund të vijnë në forma të papritura dhe madhështore.