Partnerja e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, ka thyer heshtjen mbi marrëdhënien e saj me një nga meshkujt më të dëshiruar të Hollivudit. Në një intervistë të fundit për Vogue France, modelja 26-vjeçare ndau disa detaje të rralla mbi raportin e saj me aktorin 50-vjeçar, duke reflektuar mbi jetën në qendër të vëmendjes dhe sfidat që vijnë me një lidhje të tillë.
Vittoria ka treguar se është takuar me Leonardo DiCaprion në Milano, por ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje mbi fillimet e romancës së tyre. Ajo pranoi se të qenit në një marrëdhënie me një yll kaq të njohur mund të jetë sfiduese, por theksoi se ajo ka mësuar të balancojë jetën personale dhe profesionale pa u ndikuar nga presioni mediatik.
Modelja italiane foli edhe për jetën e saj private dhe mënyrën se si ruan pavarësinë, pavarësisht lidhjes me një nga figurat më të njohura të industrisë së filmit. Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirës së saj personale dhe mbajtjes së një identiteti të fortë, duke mos lejuar që fama e partnerit ta përcaktojë atë.
Marrëdhënia mes Vittoria-s dhe Leonardo-s është një nga temat më të diskutuara së fundmi në mediat rozë. Leonardo DiCaprio, i cili njihet për lidhjet e tij me modele të njohura, duket se ka gjetur stabilitet me Vittoria-n, e cila tashmë është një nga emrat më të suksesshëm në botën e modës.
Ndërkohë, të dy vazhdojnë të jenë të rezervuar kur vjen puna te jeta e tyre personale, duke lënë hapësirë për spekulime dhe thashetheme në lidhje me të ardhmen e marrëdhënies së tyre.