Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ishte një ndër yjet më të komentuar në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin, mbajtur në Nju Jork të hënën në mbrëmje. E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe prezencën magnetike në tapetin e kuq, 29-vjeçarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e medieve ndërkombëtare me paraqitjen e saj sensacionale.
Veshur me një fustan të zi transparent prej rrjete, të punuar me detaje të ndërlikuara dhe me prerje që zbuluan siluetën elegante, Dua Lipa dalloi për rafinimin dhe stilin e saj unik. Fustani, i kombinuar me taka të zeza me shkëlqim, theksoi elegancën klasike të saj, duke sjellë një ekuilibër të përkryer mes glamurit dhe modernitetit.
Çmimet Chaplin, të emërtuara në nder të legjendës së kinemasë Charlie Chaplin, i dedikohen figurave të mëdha të artit dhe filmit të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në industrinë e kinematografisë. Ngjarja e këtij viti nderoi regjisoren Greta Gerwig, protagoniste e filmave “Lady Bird”, “Little Women” dhe së fundmi “Barbie”. Prezenca e Dua Lipës në këtë gala prestigjioze thekson jo vetëm suksesin e saj në muzikë, por edhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në botën e artit dhe kulturës.
Në rrjete sociale, fotot dhe pamjet nga tapeti i kuq u shpërndanë me shpejtësi, ndërsa fansat dhe ndjekësit vlerësuan stilin artistik dhe kurajon në përzgjedhjen e veshjes. Përveç se një superyll i muzikës pop, Dua Lipa po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe si ikonë kulture dhe mode në ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare.