Pas suksesit të gjeneruar me DentFix, klinikën inovative në shërbimet dentare, tashmë kompania zgjeron horizontin me hapjen e “Care and Hair Fix”, një qendër e re estetike dhe për mbjelljen e flokëve. E vendosur në zemër të Prishtinës, klinika e re integron teknologjinë më të avancuar robotike – e vetmja e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor – duke e sjellë nivelin global të shërbimeve estetike dhe të transplantimit të flokëve më afër pacientëve vendas.
Doktor Fehim Haliti, themeluesi i kësaj iniciative, theksoi se përmes “Care and Hair Fix”, DentFix nuk është më vetëm klinikë dentare, por një qendër e përqendruar në estetikën gjithëpërfshirëse. Përveç mbjelljes precize të flokëve, ofrohen procedura rinovuese si botox, filler, PRP/PRF dhe trajtime të lehta estetike të fytyrës, duke kombinuar shëndetin oral me bukurinë fizike në një format holistik.
Pjesë e ekipit është edhe doktor Lutfiu nga Stambolli, i njohur për përvojën e tij në transplantin e flokëve në Turqi. Ai konfirmoi përfshirjen e teknologjisë robotike më të avancuar në sallat e Prishtinës, duke vendosur Kosovën në hartën e destinacioneve të njohura për mbjellje cilësore të flokëve.
Kjo nismë e re nuk është vetëm një investim në teknologji, por edhe në standarde ndërkombëtare të shërbimit, duke krijuar një sinergji mes ekspertizës mjekësore dhe kërkesave estetike moderne. Sipas doktor Halitit, në të ardhmen e afërt priten edhe risitë të tjera, si në stomatologji ashtu edhe në dimensionin e bukurisë. Klinika e re premton të kthehet në destinacion referent për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe inovacion në trajtimet estetike.