Armando Broja duket se nuk do të qëndrojë te Everton pas përfundimit të huazimit. Edhe pse transferimi u pa fillimisht si një mundësi për ta gjetur formën dhe për të fituar eksperiencë në Premier League, zhvillimet e fundit tregojnë një tjetër rrjedhë. Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka raportuar se drejtuesit e klubit nga Liverpool nuk janë bindur nga paraqitjet e Brojës dhe hezitojnë të aktivizojnë të drejtën për blerjen përfundimtare të kartonit të tij nga Chelsea.
Sipas burimeve të brendshme të klubit, Everton nuk është i sigurt për ndikimin afatgjatë që sulmuesi shqiptar mund të ketë në skuadër, sidomos në një fazë të ndjeshme ku ekipi kërkon stabilitet dhe efikasitet për të shmangur luftën për mbijetesë. Pavarësisht pritshmërive të larta dhe talentit të padiskutueshëm të Brojës, ai nuk ka arritur të gjendet në formën më të mirë, çka ka ngritur pikëpyetje për vlerën reale që mund t’i sjellë Evertonit në raport me investimin financiar.
Kjo dyshtim i mundshëm nuk përjashton mundësi të reja për 22-vjeçarin shqiptar, i cili mbetet një nga sulmuesit më të perspektivë në futbollin britanik. Arsenal, Fulham dhe disa klube nga Bundesliga janë përmendur si destinacione të mundshme në verë, me shpresën për një ambient ku Broja mund të rilindë pas periudhës së vështirë me dëmtime dhe formë të paqëndrueshme.
E ardhmja e sulmuesit pritet të qartësohet në javët në vijim, por një gjë është e sigurt: qëndrimi i Brojës te Everton është gjithnjë e më pak i mundshëm.