Vaksinat e Serbisë u refuzuan nga mjekët serbë të veriut të Kosovës

HomeLajme

Vaksinat e Serbisë u refuzuan nga mjekët serbë të veriut të Kosovës

Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia në Kosovë, më saktësisht për banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, ka bërë që organet e

THAÇI PARAQITET PARA SPECIALES TË HËNËN NË ORA 15:00
Kroacia regjistron 2.848 raste ditore me Covid-19
Vjosa Osmani do të shfuqizojë vendime të ish-presidentit Thaçi

Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia në Kosovë, më saktësisht për banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, ka bërë që organet e rendit të nisin grumbullimin e informacioneve për të nisur një hetim se si kanë hyrë ato në Kosovë.KALLXO.com mëson se më 24 dhjetor, pra javën e kaluar, në veri të Kosovës kanë hyrë 55 vaksina të cilat kishin qenë të destinuara për personalin mjekësor në veri të Kosovës. Por, ata kishin shprehur rezerva për cilësinë e këtyre vaksinave dhe kanë refuzuar t’i marrin ato.Tutje KALLXO.com mëson edhe se pas refuzimit për marrjen e vaksinave kundër COVID-19 nga personeli mjekësor, të njëjtat janë përdorur për të vaksinuar personat e moshuar në veri të vendit.
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se mbrëmë dyshohet se tre automjete/furgonë kanë hyrë në veri të Kosovës.Furgonët siç mëson KALLXO.com kanë qenë të mbushur me vaksina kundër COVID-19.Të njëjtat automjete kanë ardhur nga Serbia përmes rrugëve ilegale.Por KALLXO.com mëson se pas rrjedhjes së informacioneve se rasti i ardhjes së vaksinave është duke u hetuar nga organet e rendit në Kosovë, furgonët me vaksina janë kthyer sërish në Serbi nën arsyetimin se të njëjtat mund të sekuestrohen nga organet e rendit.

COMMENTS