Tevez nderon Maradonën me gol dhe festë speciale

HomeSport

Tevez nderon Maradonën me gol dhe festë speciale

Karlos Tevez ia ka dedikuar Diego Armando Maradonës golin që i fali fitoren Boka Xhuniors mbrëmë në ndeshjen ndaj Internacionalit, në Kupën “Libertado

Berisha realizon për Salzburgun në humbjen nga Bayerni
Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona
Napoli fiton, Rahmani mbetet në pankinë

Karlos Tevez ia ka dedikuar Diego Armando Maradonës golin që i fali fitoren Boka Xhuniors mbrëmë në ndeshjen ndaj Internacionalit, në Kupën “Libertadores”. Ish-sulmuesi i Juventus shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boka Xhuniors të vitit 1981, një fanellë e veshur nga legjenda argjentinase, të cilën Tevez e kishte trashëguar si dhuratë nga Maradona para disa viteve.

Një gjest i bukur nga veterani, teksa Tevez ka qenë një nga futbollistët më të prekur për fatalitetin e Maradonës (ishte shumë i lidhur me legjendën), ndërsa në ndeshjen e kaluar të Boka Xhuniors nuk mundi të ishte prezent, pikërisht si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

COMMENTS