Spasovski: Nata e ndërrimit të viteve ishte e qetë dhe pa shkelje të rënda

HomeLajme

Spasovski: Nata e ndërrimit të viteve ishte e qetë dhe pa shkelje të rënda

Nata e ndërrimit të moteve ishte e qetë dhe pa shkelje të rënda, posaçërisht kundër masave të pandemisë. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thekso

Publikohen pamje brenda burgut ku po mbahen ish-komandantët e UÇK-së
Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Gjykata në Pensilvani hedh poshtë kërkesën e Trumpit për votat me postë

Nata e ndërrimit të moteve ishte e qetë dhe pa shkelje të rënda, posaçërisht kundër masave të pandemisë. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se policia ka detektuar 16 vepra penale, 13 vepra kundërvajtëse dhe 9 denoncime për grupime. 5 nga 16 veprat penale kanë të bëjnë me punën e objekteve gastronomike, ndaj të cilëve në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar dhe Prokurorinë Publike janë proceduar kallëzimet dhe akuzat në përputhje me ligjin. Më shumë shkelje ligjore janë regjistruar në Tetovë, Shkup dhe Strumicë, ndërsa Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë nuk ka regjistruar asnjë rast.

Kishim natë të qetë festive në të gjithë territorin e vendit, pa kundërvajtje të theksuara. Në të gjithë territorin janë regjistruar 16 vepra penale, 5 në Tetovë, nga 3 në Shkup, Strumicë dhe Ohër dhe nga një në Veles dhe Shtip. Në Kumanovë nuk është regjistruar asnjë vepër penale – u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit nuk është regjistruar asnjë aksident komunikacioni me epilog tragjik, ndërsa janë regjistruar kryesisht vepra kundër masave shëndetësore, vjedhje të rënda, shitje e lëndëve narkotike, dhunë familje dhe sulm ndaj personave zyrtarë të angazhuar në ruajtjen e rendit publik. Nuk ka denoncime për gjuajtje me armë zjarri, ndërsa po procedohen disa vepra mbi bazën përdorimit të mjeteve piroteknike. Ministria e Brendshme njofton se nuk ka viktima dhe as persona të lënduar si pasojë e përleshjeve fizike.

COMMENTS