Receta: Patate të reja nga furra

HomeKuzhina

Receta: Patate të reja nga furra

Derisa bashkëshorti në kopsht është duke pjekur mish në skarë, ju kujdesuni për patatet. Nuk ka shumë punë… pak përgatitje, të tjerat i bën furra

Tortë e mrekullueshme nga çokollata, e cila përgatitet shpejt
Sytliaç me çokollatë dhe banane
Ja disa ushqime që mund të konsumoni kur keni dhimbje të kokës

Derisa bashkëshorti në kopsht është duke pjekur mish në skarë, ju kujdesuni për patatet.

Nuk ka shumë punë… pak përgatitje, të tjerat i bën furra

Përbërësit:

– 1 kg patate të reja;
– kripë (sipas nevojës);
– një lugë e madhe erëza;
– 3 lugë të mëdha miell misri;
– 1 lugë e vogël spec të kuq të bluar;
– pak vaj;
– letër për pjekje.

Përgatitja:

Patatet gërryeni me brushë, mos i qëroni. Pritni në copë të mëdha.

Përzieni erëzat me miellin. Qitni sipër patateve dhe shkundni që të përzihen.

Qitni pak vaj dhe sërish përzieni.

Patatet e përgatitura një pafille elektrike të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje.

Rrafshoni që të jenë në një radhë në mënyrë që të piqen më mirë.

Piqni në 200 gradë celsius rreth 1 orë derisa të piqen mirë dhe të kenë kore kërcëlluese.

Gjatë pjekjes rrotulloni një herë. Shërbeni me mish skare dhe sallatë të gjelbër.

COMMENTS