Presidenti i WBC: Duhet të ketë sfidë të tretë Fjuri – Uajlder

HomeSport

Presidenti i WBC: Duhet të ketë sfidë të tretë Fjuri – Uajlder

Maurisio Sulaiman, presidenti i VBC-së, tha se Deontej Uajlder (42 fitore, 1 humbje e 1 barazim), ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë kateg

Reja: Ishim të gatshëm të vinim në dispozicion edhe aeroplan privat për ta sjellë Kumbullën
Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona
Mediat, Zherard Pike 6 muaj jashtë fushe ?!

Maurisio Sulaiman, presidenti i VBC-së, tha se Deontej Uajlder (42 fitore, 1 humbje e 1 barazim), ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë kategori, e meriton edhe një duel të tretë ndaj Tajson Fjurit vitin tjetër. Fjuri (30 fitore, 0 humbje, 1 barazim) i mori titullin kampion Uajlderit në shkurt të këtij viti në përballjen e dytë mes tyre.


Uajllderi është një element i rëndësishëm i kategorisë tonë. Ka qenë për 5 vite me radhë kampion bote në versionin VBC. Ka qenë gjithnjë i ndershëm. Është një boksier i dashur për VBC-në dhe natyrisht që ai e meriton edhe një mundësi tjetër. Pas barazimit në duelin e parë, Uajlderi i dha Fjuri një mundësi të dytë dhe britaniku e mundi. Ndaj, ai e meriton një shans nga Fjuri. do të shohim se si do të evoluojnë gjërat në vijim”, tha Sulaiman.

COMMENTS