Opozita do të kërkojë llogari nga pushteti, pyetje edhe për diskriminim e shqiptarëve

HomeLajme

Opozita do të kërkojë llogari nga pushteti, pyetje edhe për diskriminim e shqiptarëve

Në seancën e parë për pyetje deputetësh që do të mbahet të mërkurën, opozita do të kërkojë llogari nga pushteti për dështimet e saj për euro-integerim

Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës
Pamje të Policisë së Kosovës duke kontrolluar hyrjet për në Prishtinë
Arrestohet Shkupjani, kërkohej me flet-arrest

Në seancën e parë për pyetje deputetësh që do të mbahet të mërkurën, opozita do të kërkojë llogari nga pushteti për dështimet e saj për euro-integerimet, në ekonomi si dhe menaxhimin me pandeminë. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, thotë se pushteti duhet të mbajë përgjegjësi pse s’ka mbajtur seancë për llogaridhënie edhe gjatë 100 ditëshit të parë të qeverisjes.

Për tu diskutuar është edhe ajo pse në 100 ditët e para nuk kishte pyetje të deputetëve, sepse sipas rregullores nuk ka ndalesë për të njëjtat. // Në të gjitha anomalitë që i ka bërë kjo Qeveri e ato janë shumë në numër. E para me politikën e jashtme, e dyta me ‘nonpejperin’ dhe atë që do të thotë dokument që ne si deputetë nuk e kemi parë, e treta mosrespektimi i Kuvendit respektivisht mospjesëmarrja e ministrave relevantë në komisionet e Kuvendit, e katërta me situatën e shëndetësisë dhe e gjithë kjo pandemi, mos ballafaqimi i Qeverisë me të gjitha problemet që i kemi – u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga opozita shqiptare thonë se nga ministrat dhe pushteti do të kërkojnë llogari edhe për diskriminimin etnik të shqiptarëve në shumë sfera. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA, nënvizon se do të kërkojnë që mazhoranca të përgjigjet edhe për mospërfilljen e propozimeve të opozitës.

Ne kryesisht do të përmbahemi tek çështjet e mos investimeve tek vendbanimet shqiptare, që nuk janë të planifikuara tek buxheti që vijon, tek dështimet ekonomike, dështimet e pandemisë dhe te dështimet e sistemit arsimor. Këto janë çështje të ndjeshme përfshirë edhe diskriminimet në bazë etnike që kanë bërë largimin e numrit të madh të të punësuarve vetëm se kanë qenë shqiptarë ose jo të natyrës politike të tyre – tha Skender Rexhepi, koalicioni ASH-AAA.

Seanca e Kuvendit për pyetje deputetësh do të mbahet më 30 dhjetor. Sipas rregullores së Kuvendit, seancë me pyetje të deputetëve, duhet të mbahet në fund të çdo muaji, kjo si mekanizëm që Kuvendi të mund të kërkojë llogari nga funksionarët e Qeverisë.

Mefail Ismaili

COMMENTS