Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

HomeSport

Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin

Presidenti i WBC: Duhet të ketë sfidë të tretë Fjuri – Uajlder
Berisha realizon për Salzburgun në humbjen nga Bayerni
Bindet më në fund Konte, do të ketë 4 mbrojtës

Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditës ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Sipas raportimeve, ambulanca dhe ekipi i specializuar i mjekëve bënë maksimumin për ta mbajtur në jetë, por në fund nuk ia arritën qëllimit të tyre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes.

COMMENTS