Lazio 1-1 Juventus, nota e Muriqit, Ronaldo dhe të tjerëve

HomeSport

Lazio 1-1 Juventus, nota e Muriqit, Ronaldo dhe të tjerëve

Lazio dhe Juventus kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së shtatë në Serie A. Kampioni në fuqi i Italisë ka qenë në epërsi që nga mi

Mediat, Zherard Pike 6 muaj jashtë fushe ?!
Reali fiton derbin ndaj Interit
“Mane sa nuk ma hoqi kokën, por nuk e mora me të keq” – Ederson kritikon lojtarët e Liverpoolit për sjelljen ndaj Pickfordit

Lazio dhe Juventus kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së shtatë në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë ka qenë në epërsi që nga minuta e 15-të, kur realizoi nga afërsia Cristiano Ronaldo.

 

Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes,Felipe Caicedo i vendasve barazoi shifrat në 1-1 për të përfunduar ndeshja pa fitues.

Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari më i vlerësuar në këtë takim me notën 8,1 nga të dyja skuadrat.

E me ndeshje të mirë te Juventusi u dalluan edhe Juan Cuadrado,Adrien Rabiot e Leonardo Bonucci.

Ndërkohë te Lazio nota më e lartë shkoi për Angel Correan që asistoi tek goli i Felipe Caicedos.

Vedat Muriqi luajti titullar dhe qëndroi në fushë për 54 minuta, teksa u vlerësua me notën 6,3. /lexolajme/

 

 

COMMENTS