Bindet më në fund Konte, do të ketë 4 mbrojtës

HomeSport

Bindet më në fund Konte, do të ketë 4 mbrojtës

Rrallë në karrierën e tij, nëse jo në fillim dhe në vitin e parë te Juventusi, Antonio Konte ka luajtur me katër lojtarë prapa. Por, sipas “Corriere d

Caktohen detajet e fundit të vëllazërores, Shqipëri-Kosovë
Berisha realizon për Salzburgun në humbjen nga Bayerni
Presidenti i WBC: Duhet të ketë sfidë të tretë Fjuri – Uajlder

Rrallë në karrierën e tij, nëse jo në fillim dhe në vitin e parë te Juventusi, Antonio Konte ka luajtur me katër lojtarë prapa. Por, sipas “Corriere dello Sport”, në trajnimin e djeshëm, trajneri zikaltër provoi përsëri mbrojtjen me katër. Me këtë skemë, Hakimi mund të luante më i avancuar, një nga mesfushorët mund të merrte frymë, Perishiç ose Jang do të kishin më shumë kredite për të sulmuar nga e majta. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, D’Ambrosio dhe Darmian mund të garonin për një vend; ndërsa nuk është ende e qartë nëse moduli do të ishte 4-4-2, 4-2-3-1 apo 4-3-1-2.

Me pak fjalë, shumë zgjidhje që mund t’i sjellin një frymëmarrje tjetër Interit. Ndërkohë, Brozovic është negativizuar nga koronavirusi, edhe pse përdorimi i tij kundër Sassuolo do të duhet të verifikohet. Asgjë e re në këtë drejtim për Kolarov dhe Padelli.

COMMENTS